image Organizata e Veteranëve e ftojnë deputeten e VV-së, Fatmire Kollçakun që të bëhet dëshmitare kundër UÇK-së

Kosovë

Reagim/ Organizata e Veteranëve e ftojnë deputeten e VV-së, Fatmire Kollçakun që të bëhet dëshmitare kundër UÇK-së

news image

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka reaguar nënkryetares dhe deputetes së Vetëvendosjes duke e ftuar që të bëhet dëshmitare në procese gjyqësore ndaj luftëtareve të UÇK-së në qoftë se kanë fakte se UÇK-ja ka kryer krime.

Gucati ka thënë se Fatmire Kollçaku dhe as VV-ja nuk mund ta ofendojnë dhe ta njollosin luftën e UÇK-së.

Më poshtë reagimi i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati:

Është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse këta njerëz mendojnë që UÇK-ja ka kryer krime le të bëhen dëshmitar nëpër gjyqe kundër luftëtarëve të cilët sollën lirinë. Fal luftës së UÇK-së që solli Pavarësinë e Kosovës sot ne kemi shtetin dhe institucionet tona si parlamentin e Kosovës ku deputetja në fjalë Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, zonja e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe subjekti i saj partiak që gjenden në krye të shtetit mos të mendojnë se do munden të ofendojnë, shajnë dhe ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së, mos të mendojnë se historia e Kosovës ka filluar me ta. Të gjithë ne jemi krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesa me e mirë e historisë së Kosovës lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëj thirrje Fatmires që t’i mbledh dosjet për krimet e UÇK-së nëse posedon, dhe t’i dorëzoje në Gjykatë! /Gazeta Sinjali/