image Kollçaku: Qytetarët po flijohen për inate personale

Politikë

Kollçaku: Qytetarët po flijohen për inate personale

news image

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku tha se qytetarët po flijohen për inate personale.

Kollçaku tha se për inate personale nuk i japin vizë kalimit të ligjit anticovid.

“Çka bëri kjo qeveri me marrjen e mandatit, menjëherë i shfuqizoi të gjitha kufizimet që i ka bërë qeveria Kurti. Është e vërtetë, në mbledhjen e parë i keni shfuqizuar kufizimet që kanë mbet dhe rishikimi me 20 qershor bazuar në indikacionet epidemiologjike çdo vazhdim të vazhdoj. Ndërsa mbledhjen e 9 korrikut që është diçka e pashpjegueshme për inate personale nuk i japin vizë kalimit të ligjit anticovid, dhe këtu deputetët e po të njëjtit subjekt nuk e përkrahin iniciativën për inate personale”, tha ajo.

Kollçaku tha se qytetarët nuk kanë besim të qeveria e cila po udhëheqet nga Avdullah Hoti.

“Më vjen mirë që ato masa janë që i ka ndërmarrë më herët qeveria Kurti , mirëpo i them kësaj qeverie që ne tani jemi në rrethana krejt tjera fatkeqësisht dhe për këtë dikush duhet të marrë përgjegjësi. Jemi në rrethana tjera ku radhitemi si vendi me rrezikshmëri të lartë, vend që nuk preferohet për vizitë nga qytetarët e BE-së, një vend që prej shtetit që radhitej si shteti me menaxhimin në tre shtetet më të suksesshme kemi ardh në ato shtete që menaxhohet më së keqi pandemia”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/