image Kollçaku: Harroni që mbahet seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në këto rrethana

Kosovë

Deklaratë/ Kollçaku: Harroni që mbahet seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në këto rrethana

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së seancës së Kuvendit, për t’u votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se është e papranueshme që për një nënkryetar të partisë si Agim Veliu të ndalet suksesi i kësaj qeverie. Teksa, ka shtuar se LDK duhet të kërkojë falje pasi e ka quajtur VV-në anti-amerikane.

“Seanca e Kuvendit nuk ka shanca të mbahet në këto kushte. Harroni që mbahet seanca në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës mocionin kundër Qeverisë Kurti. Ky mocion është nënshkruar nga 46 deputetë./Gazeta Sinjali/