image Kokaj pas avancimit të mbesës në ministri: Kush nga VV punëson të afërm, është armiku im

Politikë

Kokaj pas avancimit të mbesës në ministri: Kush nga VV punëson të afërm, është armiku im

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka mohuar faktin se avancimi i mbesës së tij, Fadile Dyla, në Ministrinë e Arsimit, është punësim partiak, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Kokajt njëra nga arsyet e anëtarësimit të tij në VV është luftimi i korrupsionit. Ai ka shtuar se cili do që punëson të afërm nga kjo pari është armiku i tij.

 “Nuk kam pasë kurrfarë ndërhyrje në punësimin e saj. Në qoftë se VV nuk e lufton korrupsionin, unë nuk do jem në asnjë parti. Në qoftë se e marr vesh se dikush nga VV punëson të afërm, ai është armik i imi”, ka deklaruar deputeti i VV’së në Kanal 10.

Tutje ai ka shtuar se për shkak të situatës me COVID-19 nuk ka kontaktuar as me vëllain e as me mbesën e tij Fadile Dylën.

“Unë jam ai që jam angazhuar me mish e shpirt që të luftohet korrupsioni. Sa i përket mesës sime, Fadile Dyla, ajo është e punësuar në Ministri të Arsimit për më se 20 vite, prandaj unë e kuptova pak përpara. Unë me ju thanë të vërtetën, meqë në situatën e Covid, ne nuk kemi kontaktuar as me vëllain, as me Dilen (Fadile Dyla)”, ka thënë më tutje ai.

Kujtojmë se mbesa e deputetit të VV-së është emëruar si u.d. sekretare në MASh, nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci më 25 maj. /Gazeta Sinjali/