Deputeti nga radhët Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka vlerësuar bashkëpartiakun e tij Dimal Bashën, të cilit iu bënë publike notat e dobëta që kishte në shkollë.
Kokaj tha se Basha i ka mendimet shumë të qëlluara dhe të organizuara në gjuhen shqipe por edhe atë angleze.
“Personi të cilin e përmende mendimet i ka shumë të organizuara, i ka shumë sistematike dhe shumë të qëlluar. Unë kam biseduar me të edhe shqip edhe anglisht, e shoh që organizmi i mendimeve të tij është koherent, është i organizuar, është shumë preciz, i mprehtë në mendime. Ka kulturë shumë të gjerë komunikimi, shihet se ka lexuar, ka kulturë filozofike. Nuk du me i dhënë komplimente pse qenka anëtar i partisë time, por dua ta them realitetin se ai është i përgatitur. Pse ka qenë një herë nxënës i dobët, ajo sipas mendimit tim është irelevante. Indikacioni që të jesh gjithmonë i shkëlqyeshëm flet për një potencialitet gjenetik”, tha Kokaj në T7.
Kujtojmë që sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, pati një përplasje mes kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe deputetit e VV-së Dimal Basha.
Basha e ka ndjekur Jasharajn edhe pasi ky i fundit ka dalë në korridor duke i thënë se “po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”.