image KOK-u shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit, i pranishëm edhe ambasadori italian

Sporte të tjera

KOK-u shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit, i pranishëm edhe ambasadori italian

news image

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) po organizon aktivitete sportive në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Tenis, volejboll, boks, karate e ping-pong, janë disa nga aktivitetet me të cilat po argëtohen të pranishmit.

Në këtë aktivitet, janë të pranishëm trajnerë dhe zyrtarë të federatave të ndryshme, e në mesin e tyre edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi bashkë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Këta të fundit në nder të aktiviteteve, zhvilluan një ndeshje interesante në ping-pong.

/GazetaSinjali/