image Kohë pandemie - Bjellorusia mban paradën ushtarake me mijëra spektatorë

Botë

Botë/ Kohë pandemie – Bjellorusia mban paradën ushtarake me mijëra spektatorë

news image

Një paradë ushtarake me 3,000 ushtarë u mbajt të shtunën në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, i cili nuk ka vendosur kufizime ose masa për parandalimin dhe kontrollin e përhapes së koronavirusit, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja.

Përveç ushtarëve që parakaluan, në këtë ngjarje morën pjesë edhe dhjetëra mijëra spektatorë, pak prej tyre të pajisur me maska.

Disa veteranë që kishin moshën më të shtyrë në stendat afër paradës mbanin maska, por në përgjithësi kishte pak maska që shiheshin nga spektatorët.

Presidenti Alexander Lukashenko ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit, duke e quajtur atë një “psikozë”.

Në paradë, ai pohoi se “ne nuk kemi zgjidhje dhe madje sikur ta kishim, do të kishim bërë të njëjtën gjë” për të parakaluar para syve të ushtarëve sovjetikë që luftuan për të mposhtur Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Lufta, në të cilën Bashkimi Sovjetik humbi rreth 26 milionë njerëz, përfshirë 8.5 milionë ushtarë, preku masivisht territorin e Bjellorusisë.

Lukashenko vazhdimisht ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit, edhe pse numri i infeksioneve të raportuara në vendin e tij kapërceu Ukrainën fqinje, e cila ka katër herë më shumë njerëz.

Bjellorusia, një vend me rreth 9 milionë, ka regjistruar më shumë se 21 mijë raste të infeksionit, sipas universitetit Johns Hopkins./Gazeta Sinjali/