image Koha kur Kurti e godiste Qeverinë Hoti për çështjen e ngrohjes
[wp-story id="814678"]

Politikë

Koha kur Kurti e godiste Qeverinë Hoti për çështjen e ngrohjes

news image

Debati për ngrohje është ngritur tash e një kohë në vendin tonë dhe ajo që është diskutuar më së shumti janë deklaruat e kryeministrit Albin Kurti.

Temën e ngrohjes Kurti e kishte ngritur si çështje edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë dhe e godiste qeverisjen e Avdullah Hoti.

Edhe pse sot qeveria, po u kërkon qytetarëve që të mos shpenzojnë rrymë për ngrohje por të gjejnë alternativa të tjera, ndryshe deklaronte Kurti atë kohë.

Por, Kurti para dy vitesh thoshte se 40.2% e familjeve kosovare nuk janë në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Për këto shifra ai thirrej në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

/GazetaSinjali/