image Koha kur Kurti brengosej për mësimdhënësit me paga të ulta, madje edhe e këshillonte SBAShK-un

Arsim

Koha kur Kurti brengosej për mësimdhënësit me paga të ulta, madje edhe e këshillonte SBAShK-un

news image

Beteja e Qeverisë me SBAShK-un shpesh herë shikohet edhe si përplasje direkte e personave, e më pak e institucioneve që ata përfaqësojnë. Kryeministri Kurti nuk e pranon, por kryesindikalisti Rrahman Jasharaj në vazhdimësi e ka theksuar faktin se ai nuk është i dëshiruar nga i pari i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti në deklaratat e tij publike është shprehur se kjo grevë nuk është e ndërtuar mbi bazën e parimeve, por prapa saj qëndrojnë kërkesa absurde e të paqëndrueshme. Kjo është pikëpamja e Kurtit në pozitën e kryeministrit.

Nëse kthehemi në vitin 2019 dhe e analizojmë një postim të Kurtit në Facebook rreth grevës, ai kishte shkruar se mësimdhënësit e meritojnë një tretman më të mirë në aspektin e pagave dhe se greva duhet të vazhdojë, me qëllim që të zvogëlohen të ardhurat e oborrit qeveritar.

Kritika e tij ishte direkte për Qeverinë e asaj kohe, duke shkruar gjithashtu se “ata janë të mbushur me haram”.

“E siç thotë populli ynë, kot mbushen mend ata që jan të mbushur haram”, shkruante Kurti në Facebook.

/GazetaSinjali/