image Koha kur Donika Gërvalla thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, sapo të formohet Specialja (VIDEO)

Drejtësi

Koha kur Donika Gërvalla thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, sapo të formohet Specialja (VIDEO)

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, më 2017 kishte thënë se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo që ajo të formohej, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo kishte akuzuar ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin, se është “koka” e organizatës, e cila, sipas saj, ka kryer krime ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të dërgoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

/Gazeta Sinjali/