image Koha kur deputeti i LVV-së kërkonte që të mos abuzohet me paranë publike: Gjeni forma tjera me u ngi - VIDEO

Politikë

Koha kur deputeti i LVV-së kërkonte që të mos abuzohet me paranë publike: Gjeni forma tjera me u ngi – VIDEO

news image

Lista me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë qindra euro nga kuleta e shtetit për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta në publik. Madje janë publikuar edhe disa deklarata të deputetëve të VV-së, që dikur kërkonin të mos abuzohet me paranë publike.

Ndër ta është edhe Artan Abrashi, i cili tash është pjesë e listës së deputetëve që kanë shpenzuar më shumë për karburante.

Dikur si anëtar i LVV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Abrashi bënte thirrje që të mos abuzohet me paranë publike.

“Ju kisha lut, sinqerisht, mos abuzoni me paranë publike, gjeni forma të tjera me të cilat ngiheni, por jo prej buxhetit publik”, kishte thënë Abrashi, raporton Sinjali.

/GazetaSinjali/