image Kritikohet ashpër Latifi për të qeshurat për Psikiatrinë: Ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje

Shëndetësi

Kritikohet ashpër Latifi për të qeshurat për Psikiatrinë: Ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje

news image

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, ka komentuar një situatë të pazakontë që ka ndodhur dje në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku Ministri Latifi dhe deputetët kanë qeshur për shkuarjen në Klinikën e Psikiatrisë.

Ai në T7, tha se ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje, pasi që çdo person publik duhet të jetë i përmbajtur nga komentet që nxisin stigmë.

“Aty kishte shumë për të qeshur por jo kjo situatë. E para, çdo person publik duhet të jetë i përmbajtur nga komentet që nxisin stigmë edhe ky ishtë njëri prej tyre dhe pse në kontestin që u tha ishte një lapsus nga ana e ministrit dhe pastaj plasën të qeshurat. Unë e ftoj ministrin që të kërkojë falje ndaj të gjithë atyre pacientëve që po besoj se një sjellje e paqëllimshme, edhe deputetët që e kanë vazhduar radhën e të qeshurave”, tha ai

Sipas Kodrës, çdo stigmatizim është i keq, sidomos për personat që vetëdijen e tyre nuk e kanë në gjendje normale.

Kodra tha se ende nuk kanë pasur ankesa nga familjarët e pacientëve që janë të shtrirë në këtë klinikë, mirëpo u shpreh që reagimi nga publiku ka qenë i madh.

/GazetaSinjali/