image Kobe Bryant dhe vajza e tij u varrosën javën e kaluar

Basketboll

Detaje/ Kobe Bryant dhe vajza e tij u varrosën javën e kaluar

news image

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, u varrosën në mënyrë private javën e kaluar, sipas certifikatave të vdekjes.

Një çertifikatë vdekjeje për Bryant, 41 vjeç, thotë se varrimi i tij ndodhi në 7 shkurt në Parkun përkujtimor të Pacific View në Corona del Mar. Ai ishte planifikuar fillimisht për Parkun përkujtimor të Westwood Village, por ishte ndryshuar.

Një ceremoni përkujtimore është planifikuar për Bryant dhe vajzën e tij më 24 shkurt në Staples Center./Gazeta Sinjali/