Të enjten Vetëvendosje në Gjilan bëri marrëveshje me PDK-në që të bashkëqeverisin për katër vitet e ardhshme. Por ky vendim, pas raporteve të këtyre dy partive, është parë si i papritur, shkruan Gazeta Sinjali.
E menjëherë pas këtij koalicioni rrjetet sociale janë mbushur me postime kundër dhe pro kryetarit Hyseni.
Fillimisht është Edison Jakurti, sekretar i Forumit për Ngritje Ideo-Politike në Vetëvendosje, që dikur ushtronte edhe detyrën e zv.ministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, që reagoi pas deklaratës së Hysenit se ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në’’.
Mirëpo s’kanë kaluar pak minuta, kur në postimin e Jakurtit që për Hysenin shkruante ‘’ nga hero, shumë shpejt në zero’’, e pëlqeu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.