Një koalë e dehidratuar, e cila i kishte mbijetuar zjarreve, është filmuar teksa lëpinë tokën e lagur me shi që kaploi Australinë këtë muaj.
Pamela Schramm dhe fëmijët e saj ishin duke shkuar për në shtëpi kur panë koalën e etur teksa lëpinte tokën. Gruaja menjëherë shkoi të marrë një kujdestare të kafshëve dhe e kontrolloi atë.
Fatmirësisht, gjithçka ishte në rregull me kafshën. Ndërsa, gruaja apelon për kujdes më të shtuar në rrugë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ju lutemi të jeni të kujdesshëm në rrugë. Kafsha doli për të pirë ujë. Të dhemb zemra t’i shohësh ata të stresuar”, tha Schramm.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në Australi, duke djegur miliona kafshë dhe më shumë se 1200 shtëpi janë të shkatërruara nga zjarri./Gazeta Sinjali/