image KMDLNj kërkon hetim për vetëvrasjen e të paraburgosurit

Kosovë

Pejë/ KMDLNj kërkon hetim për vetëvrasjen e të paraburgosurit

news image

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore (KMDLNJ) ka reaguar pasi që në Qendren e Paraburgimit në Pejë, është gjeturi i vdekur i paraburgosuri Binak Gjergjaj.

Sipas informatave të KMDLNj –së, më datë 28 gusht 2019 në ora 7.15 në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është gjetur pa shenja jete i paraburgosuri B.Gj. i lindur më 26.02.1967 në Klinë, i cili në këtë qendër ka ardhur më 14.06. 2019 me ç’rast i është hapur dosja mjekësore.

KMDLNj tregon se B.Gj kishte pasur gjendje të mirë shëndetësore që prej kohës sa kishte qenë i paraburgosur. Ai nuk kishte qenë duke përdorur asnjë lloj terapie.

“Pas ardhjes në QP në Pejë, ai nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmën e mjekut sikur që nuk ka përdorur asnjë lloj terapie. Në momentin e pranimit i maten të gjithë parametrat vitalë, të cilat dalin të jenë brenda normave. Gjatë anamnezës i paraburgosuri, tash i ndjeri B.Gj. nuk jep të dhëna të ketë qenë i hospitalizuar më herët apo se është operuar”.

“KMDLNJ kërkon hetime lidhur rastin për të zbuluar nëse ka arsye tjera rrethanore që kanë ndikuar në vetëvrasjen e të paraburgosurit”, thuhet në njoftim.

Sipas raporteve të KMDLNj-së, i paraburgosuri nuk ka treguar asnjë indikacion se ka prirje për vetëvrasje andaj në rastin konkret nuk janë zbatuar masat e kontrollit, kujdesit dhe mbikëqyrjes së shtuar siç veprohet në rastet e tilla.

Pasi i paraburgosuri B.Gj. ka qenë në pritje të ekstradimit në SHBA, i dyshuar për një vrasje në Miçigen, ndoshta ky ekstradim mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetëvritet dhe për këtë arsye kërkon hetim të shpejtë dhe caktim të përgjegjësisë eventuale nëse për këtë sigurohen prova, thekson KMDLNJ.

Gjergjaj dyshohej për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë.

“Gruaja e tij edhe më tutje rezulton si person i zhdukur në Amerikë”, tha një burim për Sinjalin.

Po ashtu qenë me letër-rreshtim ndërkombëtarë dhe në pritje të procedurave të ekstradimit në Amerikë.