image KMDLNj-ja del në mbrojtje të veteranëve, kërkon të përfshihen në ligj

Kosovë

KMDLNj-ja del në mbrojtje të veteranëve, kërkon të përfshihen në ligj

news image

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u ka bërë thirrje institucioneve te Kosovës që veteranët e luftës t’i përfshijë në ligjin e pagave.

Përmes një reagimi publik KMDLNj thotë se gjatë protestës së sotme policia ka përdorur gaz lotsjellës.

“KMDLNj që në fillim është deklaruar se numri i veteranëve të luftës është i rritur përtej realitetit prandaj ka kërkuar që kjo listë të përmirësohet dhe ata që vërtetë kanë qenë veteranë dhe të cilët e fitojnë këtë status, duhet të kompensohen me një pagë të dinjitetshme që iu siguron një mbijetesë dhe jetesë në përputhje me nevojat dhe aktualitetin ekonomik. KMDLNj përkrahë çdo protestë paqësore, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe në këtë kontekst e përkrahë edhe protestën e veteranëve të luftës e cila është imponuar për shkak të shpërfilljes së skajshme që ia bëjnë institucionet aktuale të Kosovës”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/