Klubit të basketbollit “Sloge” nga Batoçina e Serbisë iu ka ndaluar hyrja në veri të Kosovës , me anë të vendkalimit Jarinje.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se klubi serb kishte tentuar të hynte në Kosovë pa leje nga ministria.
“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pasur leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Klubi në fjalë kishte caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të Ligës së Dytë Serbe.
Ndërkohë mediat serbe raportojnë se nuk është hera e parë që u ndalohet hyrja në Kosovë spotistëve serb dhe kjo sipas tyre po bëhet për të izoluar popullin serb në veri të Kosovës dhe Metohisë./GazetaSinjali/