image Klubi kosovar nuk ndalet me transferime, prezanton edhe katër lojtarë të ri

Futboll

Klubi kosovar nuk ndalet me transferime, prezanton edhe katër lojtarë të ri

news image

Ish-skuadra e njohur si Onix, tani me emrin e ri Phoenix nuk po ndalet me transferime.

Skuadra nga Banja e Pejës ka prezantuar edhe katër prurje të reja në ekip.

Një nga ta është edhe ish-mbrojtësi i Superligës, Lulzim Doshlaku që është transferuar te Phoenix nga Ferronikeli.

Skuadra simpatike e Ligës së Parë ka prezantuar edhe tre talentë që i ka afruar në skuadrën e parë.

Bëhet fjalë për talentin e Besës së Pejës, Eldar Kelmendin, Granit Pelajn dhe Altin Shalën.

Ditë më parë kjo skuadër kishte prezantuar edhe gjashtë transferime të reja, një afrikan, një futbollist nga kampionati shqiptar, dhe katër futbollistë nga Liga e Parë, si dhe portierin e Drenicës, Visar Haxhiaj.  /Gazeta Sinjali Sporti/