image Klubi i Zhytjes "Trepça" të gatshëm për të intervenuar nëse ka nevojë pas vërshimeve të fundit

Kosovë

Klubi i Zhytjes “Trepça” të gatshëm për të intervenuar nëse ka nevojë pas vërshimeve të fundit

news image

Klubi i Zhytjes “Trepça” në Mitrovicë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë të gatshëm 24 orë për të intervenuar për çdo qytetar që ka nevojë, pas reshjeve të mëdha ditëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, “çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë”.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur

Jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha ditëve të fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale

Ne si klub i zhytjes ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë.

Gjithmonë në shërbimin e çdo qytetari

Mirëmbetshi.

/Gazeta Sinjali/