image Klubi i madh italian e përdorë videon epike të Challandes

Futboll

Video/ Klubi i madh italian e përdorë videon epike të Challandes

news image

Klubi i madh italian, AS Roma, i është gëzuar rikthimit të ndeshjeve të klubeve, pas serive të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për Euro2020.

Për ta shprehur disponimin e klubit kur luajnë kombëtaret krahasuar me atë kur rikthehen të luajnë klubet, Roma ka përdorur videon epike të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes kundër ndeshjes me Anglinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Videoja e Challandes u bë ‘hit’ në rrjetet sociale, kur në përfundim të pjesës së parë kundër Anglisë, në zhveshtoret e stadiumit u shfaq i nervozuar dhe duke bërtitur, ndërkaq 2 sekonda më vonë buzëqeshi. /Sinjali