Ansu Fati ka gjasa që të largohet nga Barcelona këtë merkato verore.
Sipas raporteve të fundit, klubi londinez Tottenham është në bisedime me Barcelonën transferimin e spanjollit.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, oferta e Spurs vlen për huazim deri në qershor 2024.
Kësisoj, Barcelona dëshiron që klubi londinez të paguajë 100% të pagës së tij.
Sipas Romanos, Chelsea është gjithashtu një opsion për Fatin.