image Klubet kërkojnë falje për pjesëmarrjen në Superligën e Evropës, duan dënim më të vogël

Futboll

Klubet kërkojnë falje për pjesëmarrjen në Superligën e Evropës, duan dënim më të vogël

news image

Liverpool, si njëri nga gjashtë klubet e Premierligës që ka dhënë dorëheqje nga Superliga, ka qenë në bisedime me UEFA-në për të pësuar një dënim më të vogël gjatë 10 ditëve të fundit, raporton “ESPN” përjell Sinjali Sport.

Sipas “ESPN”, këto bisedime ishin një përpjekje për të rënë dakord për një “dënim më të vogël” dhe për të deklaruar zyrtarisht se klubi nuk ka asnjë qëllim tjetër për të ndjekur Superligën.

Liverpool, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Man City, Man United dhe Atletico Madrid të gjithë kanë “arritur një mirëkuptim”, ndërsa Inter Milan po negocion akoma, sipas “ESPN”.

Sidoqoftë, Real Madrid, së bashku me Juventusin, Barcelona dhe AC Milan thuhet se të gjithë kanë refuzuar të tërhiqen dhe mund të marrin dënimin maksimal.

Dënimi maksimal përfshin një ndalim 2-vjeçar nga gara evropiane së bashku me një numër gjobash dhe dënimesh të tjera. /Gazeta Sinjali/