image Klose largohet nga Bayerni, dëshiron aventurë të re

Futboll

Klose largohet nga Bayerni, dëshiron aventurë të re

news image

Hans-Dieter Flick nuk është i vetmi që do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezonit, pasi që aventura bavareze do të përfundojë edhe për Miroslav Klose, raporton mediumi gjerman, përcjell Sinjali Sport.

Ish-sulmuesi i famshëm gjerman, i cili punon si ndihmës i Flick te rekordmenët e futbollit gjerman, ka folur rreth së ardhmes së tij në prononcimin e dhënë për mediumin “Kicker”.

“Do të vendos vetë se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm, idetë i kam të qarta. Mendoj se Kahn e ka të qartë që nuk do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm”, deklaroi 42-vjeçari.

E ardhmja e legjendës gjermane është në dyshim, ku mediat gjermane janë të bindura që Klose do të ndjekë rrugën e Flickut, i cili pritet të bëjë eksperiencë të re te kombëtarja e Gjermanisë, ku do të marrë detyrën e selektorit pasi të përfundojë Euro 2020. /Gazeta Sinjali Sporti/