image Klopp tregon takimin e parë me Sadio Manen: Dukej si reper, nuk isha i impresionuar

Futboll

Futboll/ Klopp tregon takimin e parë me Sadio Manen: Dukej si reper, nuk isha i impresionuar

news image

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp në një intervistë gjatë ditës së sotshme ka treguar takimin e parë me sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.

Klopp ka treguar se Mane në takimin e parë ishte veshur si reper dhe se nuk ishte i impresionuar me të, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Më kujtohet takimi im i parë me Sadio. Ishte në Dortmund. Ishte një djalë me të vërtetë i ri i ulur atje. Kishte një kapele bejsbolli që e mbante shtrembët, i dukej rrezja bionde që ai ka ende sot në stilimin e flokëve. Ai dukej si një reper sapo e pash.’

‘Mendova,” Nuk kam kohë për këtë “. Ekipi ynë atëherë në të vërtetë nuk ishte i keq. Unë kisha nevojë për dikë që mund të merrej me të, mos të ishte fillestar që në fillim, dikush unë mund të zhvilloja. Unë do të thoja se kam një ndjenjë mjaft të mirë për njerëzit, por unë isha gabova! Unë ndoqa karrierën e tij të mëtejshme dhe suksesin e vazhdueshëm në Salzburg. Në Southampton ai thjesht dominoi’, është shprehur gjermani./Gazeta Sinjali/