image Klopp reagon pas humbjes ndaj Chelseat

Futboll

Futboll/ Klopp reagon pas humbjes ndaj Chelseat

news image

Chelsea arriti fitore të madhe duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të 1/8 të FA Cup.

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp foli për ndeshjen duke thënë se ata bënë dy gabime të mëdha në golat e pranuar.

“Humbja e 2-0 nuk është e mirë, por në këtë rast është relativisht e thjeshtë për t’u shpjeguar – bëmë dy gabime masive rreth golave. Adrian bëri një super pritje një sekondë ose dy sekonda më parë dhe pastaj këtë top, një goditje me të vërtetë të mirë nga Willian dhe ai nuk mund ta priste atë. Por para kësaj ne e humbëm topin dhe ky është një problem. Nuk ishte tronditja më e madhe sepse ky është futbolli. Më pëlqeu reagimi, më pëlqeu mënyra si luanim, disa gjëra të mira, ishte një lojë super-intenzive dhe të dy ekipet me të vërtetë po vraponin si të çmendur. Ishte e qartë që do të ishte e vështirë, por ne i kemi pasur momentet tona, kemi pasur shanse të mira, veçanërisht atë ku nuk e di kush i shpëtoi topat – një mbrojtës apo portier ose çfarëdo – kur qëlluam tre ose katër herë. Ne pranuam golin e dytë dhe kjo nuk ndihmoi qartë dhe atëherë ishte pak më e vështirë për t’u rikthyer. Chelsea mbrojti me gjithçka kishin. Ne nuk mund të shënonim, ata nuk mund të shënonin dhe kështu loja përfundoi me 2-0 dhe ne jemi jashtë këtij kompeticioni, që është e kundërta e asaj që donim” – ishte deklarata e teknikut gjerman.

Kujtojmë se në katër ndeshjet e fundit, Liverpool ka pësuar tri humbje, një statistikë që nuk i ka ndodhur moti./Gazeta Sinjali/