image Klopp në qendër të vëmendjes me vallëzimin në festën e Liverpoolit, lojtarët e përcjellin me ovacion

Futboll

Klopp në qendër të vëmendjes me vallëzimin në festën e Liverpoolit, lojtarët e përcjellin me ovacion

news image

Titulli kampion i Anglisë është kthyer te Liverpooli pas 30 vjetësh.

Për shkak të koronavirusit, askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me kampionatin anglez dhe sezonin futbollistik në përgjithësi. Tani është gjithçka e kryer dhe një fund i bukur për Kloppin dhe për tifozët e shumtë të Liverpoolit që pritën kaq gjatë për këtë festë.

Trajneri dhe lojtarët e Liverpoolit janë mbledhur për ta festuar këtë triumf madhor, ndërsa në njërën nga videot e publikuara në rrjetet sociale, Klopp është vënë në qendër të vëmendjes me vallëzimin e tij, transmeton Sinjali Sportiv.

Lojtarët e kampionit të ri të Anglisë e kanë përcjellur me ovacion performancën e trajnerit të tyre.

Paraprakisht, menjëherë pas fitores së Chelseat ndaj Manchester Cityt që ia siguroi titullin Liverpoolit, trajneri i të kuqëve, Jurgen Klopp mes lotësh ka dhënë një intervistë për Sky Sport.

“Të bëhesh kampion me këtë klub është absolutisht e jashtëzakonshme,” ka thënë ndër tjerash Klopp i emocionuar

Ai u shpreh se titulli është edhe për legjendën e klubit, Steven Gerrard , i cili duhej të priste kaq gjatë për ta parë këtë titull në dorën e kapitenit Henderson, pasi vet nuk arriti ta kapte. /Gazeta Sinjali