image Klopp kërkon yllin e Lazios

Futboll

Futboll/ Klopp kërkon yllin e Lazios

news image

Klopp pëlqen Correa-n: Ai mund ta përfshijë në negociatat e verës. Lojtari ka nënshkruar rinovimin, por kjo nuk mjafton për të heshtur thashethemet: Liverpool ka oreks për Joaquin Correa me Jurgen Klopp I cili e ka vënë emrin e lojtarit në listën e “Të Kuqve”.

Një interes që I shkon për shtat deklaratës së argjentinasit: “Do të më pëlqente të luaja në Angli se mund të përmirësoj anglishten time”.

Megjithatë kamiponët e Europës duhet të merren edhe me presidentin Lotito sepse kontrata me Lazio sapo është nënshkruar nga Tuc, e vlefshme deri në vitin 2025.

I ardhur në 2018-ën nga Sevilla, një goditje e drejtorit Iglit Tare, me një shifër prej 16 milion eurosh, Correa është vendosur me bardhë e kaltrit me 71 paraqitje dhe 17 gola të shënuar. Ai pati një sukses edhe këtë sezon.

/Gazeta Sinjali/