image Klopp flet për rinovimin e kontratës së Salah: Lyp edhe pak kohë

Futboll

Klopp flet për rinovimin e kontratës së Salah: Lyp edhe pak kohë

news image

Jurgen Klopp u deklarua në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Milan nesër në kuadër të Champions Leagues.

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli edhe për rinovimin e Salah.

Ai pranoi se rinovimi i Salah do të duhet të marrë edhe pak kohë, por ai tha se Salah është i lumtur te Liverpool.

Po flasim për këtë, sa i përket zgjatjes së kontratës, nuk është e lehtë të bëhet. Mund të them pak në nivel publik, ndoshta fjalët e tij në intervistë në arabisht janë keqinterpretuar, por ai është mirë dhe unë jam i lumtur. Na duhet kohë“, deklaroi gjermani. /Gazeta Sinjali Sporti/