image Klopp e do Lewandowskin te Liverpooli

Futboll

Klopp e do Lewandowskin te Liverpooli

news image

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të ribashkohet me ish-lojtarin e tij, Robert Lewandowski, në Anfield.

Lewandowski befasoi drejtuesit e Bayern Munichut në fundin e afatit kalimtar veror, kur deklaroi se dëshiron një sfidë të re në karrierë.

Megjithatë, sulmuesi polak mbeti në Allianz Arena këtë verë, por pritet të largohet në verën e ardhshme.

Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit mendohet të jetë Liga Premier, me Liverpoolin që e do në radhët e veta.

Sipas mediumit Fichajes, trajneri i Liverpoolit, Klopp e ka vënë në shënjestër Lewandowskin, që të jetë nënshkrimi i tij kryesor verën e ardhshme.

Trajneri gjerman me sa raportohet u ka thënë eprorëve të klubit për dëshirën e tij që sulmuesi të vijë në Anfield dhe ofertat nuk pritet të mungojnë gjatë verës. 

/Gazeta Sinjali Sporti/