image Klopp: Duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm

Futboll

Klopp: Duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm

news image

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencë për media para duelit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Trajneri gjerman e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit këtë edicion:

”Nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj të arrijmë të dominojmë lojën.

“Interi mbrohet mirë dhe ka kundërsulme të rrezikshme, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm, është një ekip i fortë, e kam ndjekur shumë këto dy vite. Janë të përgatitur mirë, me disiplinë, karakter dhe nuk dorëzohen.

“Ne duhet të mos lëshojmë terren dhe të menaxhojmë lojën, kështu do të arrinim të merrnim një fitore. Do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm dhe kështu duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme”, është shprehur Klopp

Interi dhe Liverpooli do të takohen nesër (e mërkurë) për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/