image Klopp deklarohet para ndeshjes me Southamptonin

Futboll

Klopp deklarohet para ndeshjes me Southamptonin

news image

Jurgen Klopp një ditë përpara ndeshjes ndaj Southampton, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për kundërshtarin e kësaj jave dhe të javës së kaluar, raporton Sinjali Sport.

Në këtë konferencë, mes tjerash është përmendur edhe ndeshja e shtyrë me Manchester United.

Unë kam simpati për ta (Man Utd) por nuk është mirë as për ne. Unë do të preferoja ta luaja ndeshjen javën e kaluar. Por asgjë për t’u ankuar, thjesht është një situatë e pazakontë tani”, ka thënë gjermani.

“Shumicën e kohës në karrierën time nuk kam qenë kampion, kam mësuar shumë këtë sezon dhe lojtarët gjithashtu. Plani është që ne të përdorim përvojën tonë të re për të ardhmen”.

Duhet të marrim vendim të vonshëm deri në minutat e fundit për lojtarët e lënduar. Derisa ne jemi këtu, Henderson po vrapon jashtë, nuk e dimë nëse do të jetë gati”, ka thënë ai.

Tutje, Klopp ka lavdëruar lojën e Southampton, duke thënë se ata janë një ekip shumë e konsoliduar sikurse në mbrojtje dhe në sulm. /Gazeta Sinjali Sporti/