image Klinika e Pediatrisë pas tri vitesh ofron sërish shërbime të hemodializës për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare

Shëndetësi

Klinika e Pediatrisë pas tri vitesh ofron sërish shërbime të hemodializës për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për fëmijët e moshës 0-5 vjeçare ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018, për shkak të mungesës së materialit shpenzues, thuhet në njoftim.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se menaxhmenti i ShSKUK-së është në kërkim të zgjidhjes së shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me materialin harxhues.

Lexoni të plotë njoftimin:

Pas 3 vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.  

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014″. /GazetaSinjali/