Është gjendur trupi i pajetë i personit që sot u raportua se ka rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët dhe trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Sipas Gashit, trupi i viktimës është gjetur 500 metra larg, nga vendi ku peshkatarët e kishin parë atë.