image Klinasi ia vë flakën lokalit dhe ikën në drejtim të panjohur

Kosovë

Zjarrvënie/ Klinasi ia vë flakën lokalit dhe ikën në drejtim të panjohur

news image

Një person i panjohur ia ka vënë flakën një marketi në Klinë.

Ky rast ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, në rrugën “Arben Haliti” , teksa i dyshuari, për motive deri tash të panjohura, ka tentuar ta djeg tërësisht lokalin e gjërave ushqimore, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori.

Ky incident është filmuar tërësisht nga kamerat e sigurisë, ku shihet se i dyshuari kishte hedhur një shishe me material ndezës në lokal dhe ia kishte vënë flakën, duke ikur më pas në drejtim të panjohur, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas përshkrimit të videos, zjarrvënësi në momentin e këtij sulmi, ishte I mbathur me patika ndërsa kishte të veshura trenerka të zeza dhe një duks me kapelë në kokë.

Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që ta lokalizonte zjarrin derisa në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve.  

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve dhe prokurori kujdestar. Deri më tash nuk është arrestuar asnjë i dyshuar ndërsa rasti është nën hetime. /Gazeta Sinjali/