image Klinaku tregon se si do të veprojnë nëse ju vijnë sërish dokumente nga Specialja

Kosovë

Klinaku tregon se si do të veprojnë nëse ju vijnë sërish dokumente nga Specialja

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë sot se, nëse vijnë sërish dokumente nga Gjykata Speciale, kjo organizatë nuk ka ndërruar qëndrim dhe veprimet do të jenë si më parë.

Të njëjta. Qëndrimi jonë është i njëjtë. Natyrisht që në ato urdhëresa që i kanë sjell vazhdimisht, tri herë, janë urdhëresa që nuk guxoni t’i mbani, nuk guxoni t’i fotokopjoni dhe nuk guxoni t’i publikoni. Ne nuk dimë se çfarë zgjedhje kemi tjetër. Ne, Gjykatën Speciale nuk e njohim dhe ne vetëm e kemi për obligim që ta informojmë publikun në konferenca për gazetarë që janë bërë si gjithmonë për interesin e qytetarëve”, ka thënë Klinaku në T7.

Ai ka treguar se nuk është kontaktuar nga prokuroria në Hagë lidhur me çështjen për të cilën po akuzohen Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Nuk më kanë kontaktuar dhe për këtë çështje janë çuditur edhe avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt se pse ata nuk më kanë kontaktuar dhe nuk kanë bërë as hetim përveç kohës së arrestimeve me 25 shtator 2020”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/