image Klinaku nga OVL-UÇK drejtuar Kurtit: S’e kemi ndërmend të ndalemi

Sociale

Klinaku nga OVL-UÇK drejtuar Kurtit: S’e kemi ndërmend të ndalemi

news image

Faton Klinaku, nga OVL-UÇK-së, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i marr dosjet në prokurori dhe t’i pastrojë listat e veteranëve, meqë është në pushtet.

Përmes një reagimi në Facebook, Klinaku i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të ketë kujdes dhe të mos e prek ligjin e tyre, sepse do të ketë përplasje dhe se nuk e kanë ndërmend që të ndalen, shkruan Gazeta Sinjali.

Klinaku mes tjerash ka thënë se dikur Kurti i ka kundërshtuar e ua ka pas rrëzuar do xhipa, ndërsa tani po iu dorëzon medalje EULEX-it.

I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it.Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneqësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja“, ka shkruar Klinaku.

/GazetaSinjali/