image OVL e UÇK-së, Kurtit: Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë

Politikë

OVL e UÇK-së, Kurtit: Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë

news image

Faton Klinaku që aktualisht është ushtrues detyre i kryetarit në OVL UÇK, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti pas situatës së fundit të krijuar në Veri.

Klinaku ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se të gjithë i kanë faj atij, madje edhe Hashim Thaçi në burg.

Sipas Klinakut, Kurti po mundohet ta mashtrojë publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ai është kryeministër i saj.

Ndër të tjerash, Klinaku thotë se Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe ka rrezik që edhe në rast të luftës, atij nuk i besojnë ata që do të luftojnë.

Klinaku i ka bërë thirrje Kurtit që të lëshojë rrugë e të zgjedhet një kryeministër i unitetit, pasi – sipas tij – atëherë do të shihet se a do të frikësohet Serbia apo jo.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/