image Klinaku i reagon Gërvallës: Edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë

Kosovë

Klinaku i reagon Gërvallës: Edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Kosova nuk duhet të fajësojë BE-në për gabimet e veta, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se shumë herë ka thënë se nuk liberalizohen vizat pa u përfunduar marrëveshja Kosovë-Serbi.

Tutje ai ka thënë se nuk e di se edhe sa kohë do të duroj kryeministri Kurti një ministre të tillë.

Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/