image Klinaku i OVL-UÇK-së tregon se pse po e kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Kosovë

Klinaku i OVL-UÇK-së tregon se pse po e kundërshtojnë Gjykatën Speciale

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se arsyeja se pse kjo organizatë e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale është sepse, sipas tij, ajo është një gjykatë e padrejtë.

Kjo pasi që, siç thotë ai, ajo nuk mund të jetë e drejtë derisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së.

“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasë luftë çlirimtare kundër pushtuesit dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale janë mbajtur seancat dëgjimore ndaj kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit të saj, Nasim Haradinajt./Gazeta Sinjali/