Gjykata Speciale e Kosovës ka filluar sot gjykimin e ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që sipas kreut të kësaj organizate, Faton Klinakut, duhej të përfshinte edhe atë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka shkruar në Facebook që do të duhej edhe ai të ishte sot në gjykim bashkë me bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkaq, për shkak të mos hetimit të kësaj çështjeje, Klinaku thotë se do të duhej të arrestoheshin prokurorë.
“Edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/