image Klinaku e pranon ftesën për takim nga këshilltarja e Kurtit, po shqyrtohet nga organet e OVL-së

Politikë

Klinaku e pranon ftesën për takim nga këshilltarja e Kurtit, po shqyrtohet nga organet e OVL-së

news image

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka pranuar ftesën për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti.

Gjatë pranimit të ftesës, Klinaku ka deklaruar se ftesën do ta shqyrtojnë në organet e organizatës.

Teksa ka shtuar se veteranët gjithmonë kanë qenë për dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë.

Ai pak më parë deklaroi se: “për takimin nesër në ora 09:00. Kjo ishte kërkesë e jona sepse takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare derisa të merret një vendim zyrtar”.

“Ne do ta shqyrtojmë ftesën në organet drejtuese. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog. Momentalisht ftesa për takim është duke u shqyrtuar nga organet drejtuese të OVL-së së UÇK-së”.

/GazetaSinjali/