Nxënësit e klasave të nënta sot do të kthehen në bankat e shkollë pas rreth tre muajve që qëndruan në shtëpi për shkak të pandemisë.
Ata do të vendosen në banka që do të jenë më larg njëra-tjetrës dhe do të shpërndahen në më shumë klasë. Kjo bëhet me rekomandim të IKSHPK-së si pjesë e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Për dy javë nxënësit e klasave të nënta do të përgatiten për testin e arritshmërisë që mbahet më vonë gjatë këtij muaji.
Ata do të obligohen të mbajnë maska dhe distancë sociale gjatë testit, në të kundërtën do të përjashtohen nga qendra e testimit.
Edhe klasët e 12-ta do të rikthehen në shkollë nga 15 qershori, sipas vendimit të mëhershëm të qeverisë së kaluar. /Gazeta Sinjali/