Ismail Morina, i njohur për masën si “Ballisti”, do të paraqitet sot përpara Gjykatës së Apelit në Durrës.
Ai ishte shpallur i palokalizueshëm dhe nën kërkim nga Shërbimi i Provës në Durrës dhe Kukës. Nga maji i vitit 2022, Morina ka pohuar se është nën kërkim nga policia shqiptare dhe ajo serbe.
“Unë do kthehem nga mërgimi dhe do të marr pjesë në këtë seancë turpi, pavarësisht riskut, sepse të gjithë duhet ta dinë që Ismail Morina-Ballisti nuk i ikën drejtësisë as nuk i ka ikur ndonjëherë dhe e ka shpirtin e lirë!” ka shkruar Ballisti në Facebook.
Gjykimi i tij pritet të fillojë në ora 09:00, teksa do të përcaktohet verdikti që mund t’i japë të drejtën të shpalosë provat, apo ta denojë me 5 muaj e 12 ditë burg.