Edhe pse ka kohë që është shkëputur nga muzika, Gjira vazhdon të jetë mjaft e dashur për publikun.
30-vjeçare është ndër reperet e para të skenën tonë muzikore, e cila kishte sjellë një ndryshim në estradë, andaj këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen ende.
Por, në rrjete sociale nuk mungojnë edhe komentet negative nga ata që pëlqejnë artiste të tjera, madje një prej tyre e krahasoi me gjyshe.
“Kjo repere, kjo është gjyshe fare”, i shkroi një komentuese.
“Çka keni more me këto komente? Mos u tutni se nuk përsëritna mo jo…Femra 30 vjet… në ma t’mirën kohë – ma bojnë gjyshe… po s’keni faj se te ju çikat me 16 vjet po bohen gra”, iu përgjigj Gjira. /Gazeta Sinjali/