image Kjo lagje e Prishtinës mund të mbetet pa ujë të shtunën

Kosovë

Kjo lagje e Prishtinës mund të mbetet pa ujë të shtunën

news image

Lagjja “Sofalia” në Prishtinë, të shtunën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kjo ndërprerje mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në orën 21:00.

“Prishtinë, 3 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e shtunë , 5 dhjetor 2020 do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e kompanisë./Gazeta Sinjali/