Komuna e Deçanit ka liruar nga pagesa e qirasë të gjithë shfrytëzuesit e lokaleve dhe tarasave që janë pronë komunale deri më 31.12.2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor me propozimin e shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Erdogan Dautaj, i cili u votua unanimisht.
Po ashtu, në takimin e Kuvendit Komunal të Deçanit u aprovuan mjete në vlerë prej 6000 mijë € për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve Qerimaj, Tafaj dhe Alijaj në fshatin Gllogjan, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga komuniteti i këtij fshati./Gazeta Sinjali/