image Kjo kandidate e zëvendëson Flora Brovinën që mbeti jashtë listës së PDK-së

Kosovë

Kandidaturat/ Kjo kandidate e zëvendëson Flora Brovinën që mbeti jashtë listës së PDK-së

news image

Ish-deputetja veterane e PDK-së, Flora Brovina nuk është pjesë e listës së sivjetme të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Brovina që në listën e koalicionit PAN renditej e treta, është zëvendësuar nga Eliza Hoxha, shkruan Sinjali

Hoxha, si prurje e re në PDK, ka arritur që per një kohë te shkurtër të fitojë një pozitë të mirë në parti, e kësisoj edhe në listën zgjedhore të saj. Këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha, mban pikërisht numrin që e kishte Brovina, 3-shin.

Edhe e sapoardhura tjetër në PDK, Besa Ismajli, ka arritur të renditet lart në listën e kandidatëve për deputetë nga PDK. Ajo mban numrin 6 në listë, duke qëndruar madje para dy nënkryetarëve të partisë, Memli Krasniqit e Uran Ismailit. /Sinjali/