Një grua australiane me kancer është bërë gruaja e parë që i ka dhënë fund jetës përmes ndihmës mjekësore, ka thënë një shoqatë bamirëse.
Kerry Robertson, 61-vjeçare ka vdekur në shtëpinë e saj në Viktoria në muajin korrik.
Ajo ka fituar leje duke u thirrur në një legjislacion kontravers që ekziston vetëm në Viktoria, mirëpo është duke u shqyrtuar edhe në vendet tjera.
Familja e saj ka thënë se ajo ka arritur të ketë
“vdekjen që ka dëshiruar”.
Robertson ishte diagnostikuar me kancer të gjirit më 2010, mirëpo ai më vonë i është shpërndarë në eshtra, mushkëri, tru dhe mëlçi.
Legjislacioni i Viktorias, që ka nisur zbatim në muajin qershor, u lejon pacientëve me sëmundje të pashërueshme që të kenë qasje në barërat vdekjeprurëse.
Ky ligj është thënë të jetë krijuar për personat që vuajnë rëndë nga sëmundjet.
Megjithatë pacienti duhet të ketë të paktën 18 vjet dhe më pak se gjashtë muaj për të jetuar.