image Kjo është top dhjetëshja e qyteteve me numrin e të vaksinuarve (FOTO)

Shëndetësi

Kjo është top dhjetëshja e qyteteve me numrin e të vaksinuarve (FOTO)

news image

Numri i dozave të administruara të vaksinave ndaj COVID-19 ka arritur mbi një milionn, shkruan Sinjali. Mirëpo komuna me më së shumti është Prishtina, ku janë administruara 178 mijë e 216 doza.

Pas kryeqytetit, radhitet Prizreni. Në këtë komunë janë 85 mijë e 268 të vaksinuar së paku me një dozë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë

Ndërsa, Gjakova renditet e treta me 72 mijë e 431 të vaksinuar ndaj koronavirusit.

E Ferizaj ka administruar 70 mijë e 339 vaksina antiCOVID, shkruan Sinjali.

Ndërkaq Peja radhitet e pesta, me 62 mijë doza.

Pas Pejës, Gjilani ka administruar 59 mijë e 319 doza të vaksinës.

Podujeva ka afër 50 mijë doza të administruara, ndërsa Mitrovica 44 mijë e 912.

Listën e dhjetë qyteteve e mbyll Vushtrria me 44 mijë e 770 dhe Suhareka me 38 mijë e 646 doza të administruara.

Sa i përket numrit të të vaksinuarve në bazë ditore, po ashtu prin kryeqyteti me 814 të vaksinuar në 24 orët e fundit, Prizreni – 630, Gjakova – 452, Ferizaj – 419, Peja – 384, Gjilani – 351, Mitrovica – 333, Podujeva – 283, Vushtrria – 272, Suhareka – 267.

/GazetaSinjali/